Protestuesit e kanë lejuar stafin e Qeverisë që të dalë për të shkuar në shtëpi pas përfundimit të orarit të punës.

Zyrtarë të stafit të Qeverisë zbritën shkallët dhe dolën jashtë oborrit, pasi protestuesit u pajtuan t’i lënë të shkojnë në shtëpi pas orës 16:00.

Protestuesit e grumbulluar kanë paralajmëruar se zyrtarët e tjerë qeveritarë dhe deputetët nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga Kuvendi dhe Qeveria derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Gjykatën Speciale.