LAJMI I FUNDIT

Pamje: “Plisat” e Prishtinës vjedhin produkte ushqimore në pompën e derivateve në Malishevë

Tifo-grupi “Plisat” janë incizuar mbrëmjen e së enjtes duke kryer vjedhje në një market në Malishevë.

Në pamjet e siguruara nga Kallxo, shihet tifo-grupi prishtinas duke u futur në market të një pompë të derivateve, në turmë, dhe duke marrë gjëra ushqimore për të cilat nuk paguan asnjë çindarkë.

Në raportim thuhet se pronari ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë njoftim.

“Plisat” kanë udhëtuar mbrëmë drejt Gjakovës për të përkrahur Prishtinën në ndeshjen kundër Pejës, të zhvilluar në kuadër të Ligës Ballkanike.

Prishtina u mposht me tri pikë dallim në ndeshjen që u diskutua shumë për shkak të ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët e huaj, veçanërisht ai nga Mali i Zi, Ognjen Jokiq.