Për’puthen

PAMJE/ Pas puthjes, Ana dhe Atdheu kapen në skena intime

Pas daljes nga “Për’puthen”, Ana Lleshi ka qenë një nga personazhet më të përfolur. Tashmë ajo nuk do të mbahet mend vetëm si ish-konkurrente e spektaklit të njohur, por edhe si këngëtare. Ajo ka vendosur të debutojë në industrinë muzikore dhe shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë.

 Ajo ka vendosur që këngën ta publikoi javën e ardhshme dhe protagonist në klipin e saj do të jetë Atdhe Xheravina.

“Prive” ka sjellë disa nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta. Ana dhe Atdheu kanë dhënë dhe një intervistë, e cila të bën të dyshosh se ata nuk janë vetëm miq të mirë.

Atdheu tha se nuk mund ta refuzonte ftesën e Anës për të qenë në klipin e saj, sepse ajo është shumë e veçantë për të.

I pyetur se a  mund të bëhet Antonela xheloze për skenat në videoklip?

“Veç Antonela?! Jo jo, kjo dihet që është prej këngës, marrëdhënie pune”, u shpreh Atdheu duke qeshur.

“Nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për ato që ndodhin para kamerave”, tha Ana.

Pas këtyre fjalëve sigurisht lindin dyshime se Ana dhe Atdheu mund të jenë më shumë se miq, ose thjesht janë duke luajtur një lojë për më shumë vëmendje.

Sa i përket këngës së saj, Ana tha se do të jetë nga fillimi deri në fund një diss, por se për kë bëhet fjalë ajo nuk pranoi ta tregonte. Ajo u shpreh se nuk do të këndojë kurrë balada, por vetëm hip hop ose R&B. Ana zbuloi se ka 3 projekte të tjera gati, njëri prej tyre është bashkëpunim me një djalë nga Anglia dhe tjetri me një të Kosovës, emrat e tyre nuk i bëri të ditur.