Në një aheng palestinez këngëtari i ka kënduar presidentit rus, Vladimir Putin, teksa i ka bërë thirrje që t’i vrasë ukrainasit dhe t’i dhurnojë gratë e tyre.

“Ngurtëso zemrën, o Putin, shtoni sulmet, dëboni ukrainasit në Palestinë dhe ne do të martohemi me gra ukrainase”, thotë teksti këngës.

Këngëtari poashtu përmes këngës i bëri thirrje Kinës që të pushtojë Tajvanin.

“Ne i themi Kinës, pushtoni Tajvanin, thyeja hundët e amerikanëve aty”, thuhet tutje në tekst, transmeton lajmi.net.

E sipas medias, kjo këngë është kënduar nga këngëtari i dasmave, Mohammed Arani.

Videon mund ta shikoni në linkun më poshtë.

Song Performed at a Palestinian Wedding Goads Putin to Increase Attacks, Banish Ukrainians so Palestinians Can Marry Ukrainian Women; Encourages China to Invade Taiwan “to Smash the Nose of the Americans” #Palestinians #Russia #Ukraine pic.twitter.com/4ZtCg78G3X

— MEMRI (@MEMRIReports) March 14, 2022