Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 në Lipjan ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, shkruan Ballkani.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.
Ballkani.info mëson se personi i vrarë është D.G, i moshës 22 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Ballkani.info do të ju mbajë të informuar.
Pamjet:
LEXO EDHE:







