Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se janë gjetur të vdekur dy persona në një shtëpi në Prizren.

Sipas informacioneve të dhëna nga Policia dhe Prokuroria bëhet fjalë për një zyrtar policor dhe për një person tjetër që dyshohet të jetë vajza e tij.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, derisa në vendin e krimit ka dalë Prokuroria dhe një numër i madh policësh.

Sipas burimeve, dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas edhe veten.