Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vrit një person në Graçanicë

Një person është vrarë në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës pasditen e së shtunës. I dyshuari për vrasjen është një zyrtar policor.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se i dyshuari është arrestuar.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka bërë të ditur Ahmeti.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka përfunduar ajo.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: