Pamje nga vendi i ngjarjes/ Ja si hajnat hyjnë në dyqan në Fushë Kosovë e kryejnë vjedhjen në më pak se 2 minuta

Kishte mbyllur dyqanin e tij sikurse çdo ditë tjerë, pas ditës së gjatë e të lodhshme të punës.

Por se dita e nesërme nuk ishte e njëjtë më për të, meqë dyqani i telefonave dhe laptopëve në Fushë Kosovë, kishte qenë atak i hajdutëve.

Të maskuar tërësisht, të përgatitur si profesionistë të vjedhjeve, në orën 03:50 të mëngjesit të së martës, tre hajdut hyn brenda lokalit.

Ata vodhën telefona, dhe një 1 mac.

Me veturën Audi A4, karavan, ngjyrë hiri e mbyllur, ata kryejnë ata çfarë kishin planifikuar.

E tërë kjo u realizua në më pak se 2 minuta, ndërsa po të njëjtën natën në qytetin e Fushë Kosovës janë realizuar edhe 3 vjedhje të tjera në lokacione të ndryshme, me po të njëjtën veturë.