Pamje nga shtëpia ku u gjet i vdekur një refugjat

U raportua më herët se në lagjen “Ulpiana” në një shtëpi të djegur është gjetur një shtetas i huaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, zëdhënësi për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Këto janë pamje nga vendi i ngjarjes.