Organizime të shumta bëhen çdo verë në Kosovë.
Por një nga organizimet më të shpeshta që bëhen në vend është edhe ‘Beer Fest’.
Natën e kaluar ky organizim u zhvillua në qendër të Prishtinës, ku pati performanca të shumta.
Pavarësisht kënaqësisë që ndjenin të rinjtë nën ritmin e muzikës, dikush nuk ngurroi të grushtohej.
Në një video të siguruar nga Ballkani.info shihet se si të rinjtë rriheshin mes vete, derisa njëri prej tyre ra për tokë.
Sigurisht se kjo ndikoi që disa të rinj të tjerë që ishin përreth të largoheshin nga ky vend.







