Ballkani.info sot ka raportuar se ka pasur përleshje në mes të disa pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë në nëndegën “MATI1”, ku po mbahej kuvendi i kësaj nëndege.
Burimet e Ballkani.info kanë bërë të ditur se përleshja ka ndodhur në mes të njerzëve të afërt të Hazir Borovcit dhe të njerzëve të afërt të Arban Abrashit.
Sipas këtij burimi njerzit e afërm të Hazir Borovcit nuk i kanë lejuar të hyjnë në process njerëzit e Arban Abrashit, dhe e kan mbyllur derën.
Përveç pengimit, në këtë process ka pasur përleshje fizike por që sipas këtij burimi nuk kanë qenë lëndime të rënda.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes:







