Pejë

Pamje nga momenti kur largohet nga skena e krimit trupi i gruas që u vra në Pejë

Është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore trupi i pajetë i gruas që u vra sot në Pejë.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli konfirmoi se kanë autorizuar kryerjen e autopsisë në trupin e së ndjerës, teksa shtoi se vrasja ka qenë makabre.

Gjyljeta Ukelli u vra sot nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi.

Sipas prokurorit Lajqi u vetdorëzua në Polici dhe se tashmë i njëjti është ndaluar për 48 orë.

@ballkani.info E dhimbshme/ Pas disa orësh largohet nga banesa trupi i pajetë i gruas që u vra nga burri i saj në Pejë. Ajo la pas tre fëmijë. #kosovo #peje #tiktok ♬ original sound – back666