Pamje nga momenti i përplasjes së automjetit në aksidentin në Veternik VIDEO

Një aksident i rëndë trafiku, ndodhi sot në Veternik të Prishtinës, ku katër persona përfunduan të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Policia e Kosovës ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Klan Kosova ka siguruar momentin e përplasjes së automjetit kur gabimisht parakalon automjetin bujqësor.

https://www.youtube.com/watch?v=s-tOYZ4khpU&feature=emb_title