Pamje nga koncerti i Encës në Kurdistan (FOTO)

Këngëtarja Enca Haxhiu ka publikuar disa nga fotot e koncertit të saj që mbajti në Kurdistan

E në këtë koncert që ajo e mbajti mbrëmë duket se nuk kanë munguar shumë fansa të saj.

Nuk është hera e parë që këngëtaret shqiptare kanë krijuar një bazë të mirë të fansave në Azi.

Fillimisht ishte Arilena Ara që edhe sot ka një bazë të mirë të fansave të saj në Rusi dhe ish republika të Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, Enca edhe më parë është e njohur me një numër të madh të fansave që ka në botën arabe, pra jo vetëm Kurdistanin por edhe në Arabinë Saudite, Liban, etj.

Nuk dihet se pse këto vende kanë parapëlqyer këngëtaret shqiptare, por ndoshta kjo vjen edhe për shkak se në fillim të karrierës së tyre shumë këngëtare shqiptare kanë sponsorizuar dhe reklamuar këngët e tyre në këto vende nëpërmes platformës Youtube.