Pamje nga Gjilani, ku po dyshohet për vrasje të shumëfishtë (VIDEO)

Një vrasje e shumëfishtë dyshohet se ka ndodhur sot në Gjilan.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se po dyshohet për vrasje dhe se njësitet e saj kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Në adresë të redaksisë janë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarë nga aty kanë thënë se një nga viktimat dyshohet se është pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Së shpejti ju sjellim detaje të tjera.