Pamje nga festa luksoze e ditëlindjes së Kidës

Kida dje( martë) ka festuar ditëlindjen e 24-të.

Këngëtarja e njohur e cila sot po ashtu publikoi albumin e ri muzikor “Orchide”, ka ndarë më fansat imazhe nga festa e organizuar për të, shkruan portali arbresh.info

Përmes disa imazheve në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja vendosi të na tregoj pak nga ambienti festiv që kaloi mbrëmë si dhe të shkruaj një mesazh për fansat.

“ Faleminderit të gjithëve që po e shijoni albumin tim si dhe për urimet e ditëlindjes-ka shkruar këngëtarja.

Ajo mori urime të shumta edhe nga miqtë dhe kolegët e saj.

Kujtojmë se, përveç lansimit të albumit, Kida lansoi me videoklip këngën “Mo jo”.