Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në Fushë Kosovë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk dihen arsyet se si është djegur kjo veturë.
Dëshmitarët thonë se vetura është djegur e tëra, derisa policia dhe zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë-Kosovë, është duke u djegur një veturë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info







