Pamje nga dasma e Florent Hadërgjonaj, futbollisti martohet me tradita

Futbollisti shqiptar, Florent Hadërgjonaj, i cili luan për ekipin turk Kasımpaşa, i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti gjithashtu i kombëtares së Kosovës është martuar me Dorina Podrimja.

Ai ka vendosur që dasmën e tij ta bëj me tradita shqiptare.

Dasma është mbajtur në qytetin e Gjakovës, ndërsa këngëtar ishte Muhamet Sejdiu.

Ndryshe Hadërgjonaj i ka munguar Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kjo pasi që futbollisti nga Deçani ka organizuar dasmë.