Gllogjan

Pamje nga ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

Qindra persona po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.

Të rinjve po ju jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit në Gllogjan të Deçanit.

Pamje direkt nga varrimi mund të ndiqni në videon më poshtë të publikuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Gjatë ditës së sotme u varros edhe shoferi i autobusit, që mbet i vdekur nga sulmi me armë zjarri ditën e premtë.

I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet në arrati, ndërsa Qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjeve.