Sot është shënuar 20-vjetori i Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Shqipëri-Kosovë nga UÇK-ja.
Në videot e postuara më poshtë, shihet edhe deputetja akutlae nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila së bashku me një bashkëluftëtare, shihen duke i dhënë ndihmën e parë një ushtari të plagosur rëndë, transmeton Ballkani.info.
Pas dhënies së ndihmës së parë, Kadriaj kishte folur edhe për gazetarin që ishte duke marrë pamje nga vendi i ngjarjes, ku paraqitet optimiste për luftën çlirimtare të UÇK-së, duke i bërë ftesë edhe mjekëve të tjerë shqiptarë që t’iu bashkangjiten. /Ballkani.info/
Video nga Beteja e Koshares (Pamje të rënda):







