VIDEO

Pamje nga bastisjet në veri, Policia e Kosovës futet nëpër disa institucione financiare

Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa institucione financiare në veri të vendit.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të policëve që janë futur në objekte të ndryshme financiare në komunat veriore.

Aksioni, siç tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, vjen pasi ata kanë informacione se në to po zhvillohet veprimtari e kundërligjshme.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani.