Pamje nga arrestimi i Kushtrim Krasniqit të grupit të Llepotës. Policia jep detajet

Pamje nga arrestimi i Kushtrim Krasniqit të grupit të Llepotës. Policia jep detajet

Kushtrim Krasniqi i grupit të Astrit Mehmetit (Llepota), është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhëresës nga gjykata.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Po, ju konfirmoj se gjatë një operacioni policor, personi i potencuar nga ana juaj sot pasdite bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është arrestuar”, ka theksuar Hoxha.

Pamje nga ky arrestim ka siguruar Gazeta Metro.

Kushtrim Krasniqi ishte bashkë me grupin e Llepotës, ku në nëntor të vitit 2019-të, kishin shtënë me armë zjarri në hyrje të klubit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, ku kishin mbetur të plagosur 4 persona.