Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me ndihmën e Departamentit të Hetimeve të Policisë është duke zhvilluar bastisje në dy lokacione në Prishtinë.
ATK-ja konfirmoi se aksioni po zhvillohet në dy lokacione në kryeqytet.
“Është një aksion i ATK-së me Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Aksioni ka filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit. Pas përfundimit të aksionit do të japim informacione shtesë”, njoftoi ATK-ja.
Në media raportohet se aksioni është duke u zhvilluar në dy klinika për mbjelljen e flokëve.
Njëra nga to është klinika “Vatan Med SHPK”
Ekonomia Online ka publikuar pamje nga operacioni i Policisë në këtë klinikë.










