Ballkani.info ka raportuar se sot në Gjakovë një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Korenicë.

Si pasojë i këtij aksidenti ka i mbetur i vdekur një person, dhe u lënduan shtatë të tjerë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Ballkani.info kapiteni i policisë në Gjakovë Albin Sahatçiu.

“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë nga ana e dy automjeteve. Si pasojë e kësaj njëri nga shoferët ka humbur jetën, dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar” pohoi Sahatçia/

Ballkani.info ju sjellë video nga vendi i ngjarjes.

Personat e përfshirë në këtë aksident janë shtetas të Shqipërisë. /Ballkani.info