Pamje nga Aeroplani të autostradës së papërfunduar Prishtinë-Gjilan janë publikuar sot, projekt ky që Qeveria e Kosovës ka thënë se do ta realizojë këtë vit.

Qeveria e Kosovës së fundi ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave shtesë që preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Shumica e punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar.

Pas autostradës e cila njihet si ‘Rruga e Kombit” që lidh Kosovën dhe Shqipërinë dhe Autostradës ‘Arbën Xhaferi”, Autostrada Prishtinë-Gjilan është një nga projektet madhore të Kosovës.

Këto pamje janë publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës.