PAMJE/ Nderim dhe protestë për të vrarët në Gllogjan

Para komunës në Deçan po ndizen qirinjë për tre personat që vdiqën mbrëmë pas një sulmi me armë automatike ndaj një autobusi që po barte nxënës. Në nderim të tri viktimave, qirinjë po ndezin shumë qytetarë, nxënës, kryetari Bashkim Ramosaj, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe disa deputetë.

Të vdekur në Gllogjan të Deçanit kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Një nxënës tjetër, 17 vjeçar është plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Ende nuk dihen motivet e një sulmi të tillë, ndërkaq personi për të cilin dyshohet se ka kryer këtë vepër është në arrati.