Pamje kur trupat e shqiptarëve nxirreshin nga bunaret (VIDEO)

Lufta në Kosovë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshme, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët. E pa dyshim se këtu rol të madh kanë luajtur mediat botërore të cilat kapën pamjet makabre të krimeve të kryera mbi shqiptarët nga ana e forcave serbe.

Një nga këto është edhe prilli i vitit 1999 kur në Strellc të Dragashit kufomat e shqiptarëve të vrarë nga serbët nxirreshin nga bunarët me ndihmën e ushtarëve gjermanë.

Sipas dëshmitarëve 10 deri në 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur në prill të vitit 1999.

Një nga banorët e fshatit rrëfen se në bunarin në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur trupat e një vajze dhe të dy meshkujve shqiptarë. Ai thotë se në fshat gjenden edhe tre bunare të tilla të cilët mbajnë kufomat e rreth 12 shqiptarëve.