Pamje emocionuese, Zelenskiy takohet me legjendën e Milanit

Ditën e djeshme, legjenda e futbollit ukrainas dhe ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e djeshme me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Emri më i përfolur i kohëve të fundit, Zelenskiy, ka postuar një video në Instagram ku takohet dhe përqafohet me mall me Shevchenkon në zyrën e tij.

Presidenti i Ukrainës ka falenderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën e tij dhe i thotë se tashmë është shumë e rëndësishme që i gjithë populli ukrainas të jetë si një ekip i fortë.