Pamje e rëndë: Lojtari kërcen lart dhe pastaj bie në tokë duke thyer qafën (Video)
Ylli Koresë së Jugut Lee Seung-Mo e ka thyer qafën në play-offs dje në K-League.
20-vjeçari i Gwangju FC kërceu lart për ta larguar topin me kok dhe pasta ra në tokë duke e thyer qafën në mënyrë të tmerrshme po ashtu e theu edhe njërin gisht.
Lee humbi vetëdijen kur ra në fushë dhe është dërguar në spital.
“Ai e mban mend vetëm kur kërceu për topin dhe pastaj e humbi kujtesën deri sa erdhi në dhomën e emergjencës”, ka thënë një folës i klubit.
Lojtari pritet të qëndrojë në spital për shërim deri në tre javë.