Pamje dramatike, turisti i shpëton mrekullisht ortekut që po e filmonte

Një turist britanik ka shpëtuar mrekullisht nga një ortek në malet Tian Shan në Kirgistan.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore, shkruan The Guardian.

Ai shpëtoi vdekjes pasi ishte pas disa shkëmbinjve.