Pamje dramatike: 80 vjeçarja lëndohet rëndë në liftin e QSUT, gjaku mbulon pllakat, barrela komplet e shtypur

Dalin pamje të pabesueshme nga aksidenti me ashensorin në QSUTku mbeti e dëmtuar rëndë një 80-vjeçare, e cila është duke luftuar me vdekjen te Trauma.

Sigurohen foto nga momenti kur zjarrfikësit shkuan për të nxjerrë prej ashensorit personat e ngecur aty, duke u përballur me një skenë dramatike.

Siç duket edhe nga fotoja, barrela pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që na pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.

Policia ka shoqëruar tashmë teknikun përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, tenderin për të cilën e kishte fituar kompania “Sulollari Klima” kundrejt 24 milion lekëve. Mësohet se në pyetje është marrë edhe pronari i kompanisë, Ardian Sulollari.

“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por duket se janë ndjerë të aftë edhe për mirëmbajtjen e ashensorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmë.