Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Celinë të Rahovecit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Në aksidentin e mbrëmshëm në Celinë të Rahovecit, ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar me inicialet B.K.

Këtë e ka konfirmuar Lirije Podrimaj- Beqiraj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se dyshohet se shkaktari kryesor i këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme hetimore.

“Viktimë në aksidentin e mbrëmshëm është personi B. K, i lindur 1996, shqiptar, shtetas i Kosovës. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është shpejtësia e madhe. Me procedura te mëtutjeshme hetimore po merret Policia Rajonale ne Gjakovë ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Podrimaj- Beqiraj.

Ndryshe, në aksidentin e mbrëmshëm në Celinë kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë, ku dy prej tyre në gjendje më të rëndë me ç’rast edhe janë duruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Më poshtë mund të shihni edhe pamje nga aksidenti i mbrëmshëm: