PAMJE/ Ambasada e ShBA-së në Kiev tallet me raketat e dështuara të ushtrisë ruse

Ambasada amerikane në Kiev ka zgjedhur të tallet me një raketë që ushtria ruse e ka hedhur diku në Ukrainë e që s’ka shpërthyer.

Në një fotografi të publikuar në Twitter shihet një  kokë rakete që s’ka shpërthyer të cilën ukrainasit e kanë shndërruar në zgarë për pjekjen e mishit.

Këtë fotografi e ka rishpërndarë ambasada amerikane duke shkruar me ironi “ku mund ta porosisim një të tillë për ne”.