PAMJE/ Aksidentohen dhe përplasen verbalisht në rrugë, ndërhyn Policia e Kosovës

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, ku përveç dëmeve të volga materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Mirëpo, situata mes dy grupeve të përfshira në këtë aksident filloi të acarohej pas këtij aksidenti.

U desh ndërhyrja e pjestarëve të Policisë së Kosovës që të qetësojnë situatën, dhe të merren me rastin më pas.

Të dy grupet u ftuan nga pjestarët e Policisë së Kosovës që të paraqiten në stacionin Policor për t’u intervistuar.

Pamje nga ky moment: