Aksident

Pamje: Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Viti-Kllokot, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia për Rajonin e Gjilanit ku thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Bëhet e ditur se njësitet policore së bashku me zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

“Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa civile, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër (4) persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan”, tha zëdhënësi Osmani për Paparacin.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve.