Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dush të Klinës, ku është lënduar një person, raporton Ballkani.info
Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një veturë e tipit audi A4, karavan.
Aksidenti ka ndodhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar në drejtim të fshatit Dush, në vendkalimin hekurudhor, është goditur nga treni, ku përveç dëmeve materiale, është lënduar një person.
Ballkani.info merr vesh nga burimet e veta se personi i lënduar është jasht rrezikut për jetë.
Ballkani.info ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes.










