Pamela Anderson ka hequr shpesh komplet rrobat për të realizuar fotosesione.
Ylli hollivudian, Pamela Anderson ka zgjedhur të zhvishet sërish për të pozuar para aparatit fotografik.
Kjo është mënyra që ajo e ka zgjedhur për t’ju treguar njerëzve që askush nuk është perfekt.
Pra ajo me këtë formë iu drejtua gënjeshtarëve dhe njerëzve të pandershëm, ku nënvizoi se natyra njerëzore është e tillë dhe se të gjithë duhet të mendojnë më shumë për vetveten.
“Besoni në gënjeshtra për të mësuar më në fund të besoni tek vetja… është vërtetë shumë e rëndësishme kjo? Asnjë nuk është i ndershëm 100%, mbi të gjitha ata që akuzojnë të tjerët që nuk janë të besueshëm. Natyra njerëzore është e tillë. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lëri të gënjejnë, është vetëm një vend, i trishtuar gjithsesi, ndër të tjera-mendoni shumë për veten tuaj. Preferoj të besoj tek çdo gjë dhe tek të gjithë”, tha Pamela pranë postimit.
“Përse Jo? Sepse e di të vërtetën dhe të tjerat janë vetëm zbavitje”, ka përfunduar ajo.








