Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se Kosova është lënë anash në procesin e integrimit Evropian, duke shtuar se kjo bën që të jetë e parëndësishme për Brukselin.
Palokaj ka shtuar në “Konfront” të KTV-së se Kosova është lënë jashtë, pasi edhe formalisht nuk është pjesë e proceseve.
“S’ka shqetësim për Kosovën pasi s’ka edhe interesim të madh. Pritjet s’janë që Kosova në një variant të ketë qeveri stabile, e cila do të ketë fuqinë të ndërmarrë hapa që bashkësia ndërkombëtare i konsideron jo edhe të lehta”, ka thënë Palokaj.
Ai shtoi edhe Bashkimi Evropian e ka të paqartë se çka po ndodh në Kosovë në aspektin politik.
“Kosova është lënë anash dhe jashtë, formalisht nuk është në procese. Kërkesa për anëtarësim në BE s’është shqyrtuar dhe s’ka gjasa që në një të ardhme të afërt të shqyrtohet”, ka thënë Palokaj.







