Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të të dërguarit special të sekretarit amerikan për Ballkanin Perëdinor, Matheë Palmer.

“Nëse gjithçka është ashtu siç ka thënë Matheë Palmer, dhe atë në Kosoë ku kam pritur që do të kërkojë uljen e pritjeve të autoriteteve të Prishtinës dhe se do t’ju thoshte se kompromisi është i pashmangshëm, atëherë pyes së për çfarë atëherë duhet të bisedojmë. Për atë se në cilin moment duhet ta pranojmë Kosovën e pavarur dhe se ata për këtë të na heqin taksën?”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Vuçiq ka folur edhe për deklaratën e Palmerit për fushatën serbe kundër pavarësisë së Kosovës.

“Me ka befasuar fakti se Palmeri flet për fushatën agresive të Serbisë në kuptimin e tërheqjeve të njohjeve për pavarësinë e Kosovës, por askund nuk kemi pranuar marrëveshje për heqjen dorë nga lobimi e as nuk e kemi nënshkruar këtë. Dua të rikujtojë se personalisht kam ofruar që edhe njëri edhe tjetri ta ndalim fushatën e njohjeve dhe çnjohjeve, por shqiptarët për këtë asnjëherë nuk kanë dashur të bisedojnë, pasi që sipas tyre secili tregim për ndalimin e fushatës së njohjeve do të thoshte se ata nuk janë shtet. Por për mua është e pabesueshme që edhe Palmer edhe shqiptarët mendojnë se vetëm ata i kanë interesat e veta dhe që Serbia nuk i ka”, ka thënë presidenti serb, shkruan Ballkani.info.

Ai thotë se kushti për taksa qysh moti nuk ekziston.

“Kushti për taksa nuk ekziston që nga viti 2006, kur e kemi arritur marrëveshjen e CEFTA-s. Këto janë gjëra që nuk prekën, kurse ata mendojnë që kur ta bëjnë këtë të kenë të drejt që të kërkojnë nga Serbia njohjen e Kosovës”, ka thënë ai për ‘novosti’.

Palmer të shtunën në Kosovë ka thënë se Serbia rreziskon që SHBA-të t’i vënë sanksione për shkak të blerjes së armatimit nga Rusia.

“Nuk e kemi blerë sistemin raketor S-400, kurse për të tjerat të gjithë ata që moti e dinë dhe nuk mendoj se paraqet ndonjë problem”, ka thënë Vuçiq.

“Ne do të mbajmë llogari gjithsesi, pasi që nuk do të dëshiroja se në çfarëdo mënyrë kushdo në Serbi të jetë cak i sanksioneve të cilat do të na i vendoste fuqia më e madhe në botë. Pa marrë parasysh se ato do të ishin të paarsyeshme dhe të padrejta”, ka thënë ai. /Ballkani.info/

loading…