Palmer i mbledh liderët e Kosovës: Të pranishëm Haradinaj, Veseli, Kurti, Ahmeti, Veliu, Petroviq e Rakiq

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka bërë bashkë krerët e koalicionit dhe opozitës si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi.

Ai shkurt ka thënë se kryeministri është në takim me Haradinajn.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim i cili ka filluar pas orës 14:00, po marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, nënkryuetari i LDK-së, Agim Veliu si dhe përfaqësuesit e serbëve Rakiq dhe Petroviq.

Thuhet se ky takim po mbahet me qëllim të diskutimit për gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.