Palmer dhe Lajçak e lënë Presidencën, shkojnë te Kurti në Qeveri

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, i dërgfuari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar edhe me krerët e opozitës.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.