Pallati Mbretëror kundër Elon Musk, e padit në Gjykatën e Lartë

Kompania Crown Estate që administron portofolin e madh të pronave dhe tokave që i përkasin monarkut të Mbretërisë së Bashkuar, por që nuk përbëjnë pronë private të mbretit përkatës, ngriti një padi për Twitter për shkak të qirasë së papaguar në zyrat që ajo punëson në Londër.

Në veçanti, kompania që menaxhon pronat e Mbretit Charles me vlerë deri në 9.5 miliardë dollarë shkoi në Gjykatën e Lartë për të shlyer borxhin. Siç raporton Daily Telegraph, kompania amerikane e cila u ble në tetor nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë me qira për katin e 3-të të zyrave në Londër për 2.6 milionë paund në vit, por pamundësia bëri të mos e paguanin këstin e parën.

Në të njëjtën kohë, Twitter gjithashtu përflitet se është paditur nga menaxheri i ndërtesës së zyrës në San Francisko për qira të papaguar të janarit. Nga ana tjetër, kompania ka njoftuar më 11 janar punonjësit e zyrave në Singapor që të lirojnë ambientet.

Që nga marrja e Twitter nga Musk, platforma ka parë një rënie të madhe në popullaritet, veçanërisht pasi pronari i ri vendosi të pushonte gjysmën e 3500 punonjësve për të ulur kostot. Kjo bëri që shumë kompani që financonin platformën të tërhiqeshin nga reklamat, duke bërë që Musk të humbiste shumë nga të ardhurat./abcnews.al