vokati Dastid Pallaska kërkon që të mos trajtohen politikisht dhe seriozisht deklaratat e sotme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Pejë. Diskursi politik i përdorur sipas Pallaskës është shumë shqetësues.
Dastid Pallaska thotë se me veprimet e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po tregon se është një kopje e keqe e presidentit amerikan.
“Mendoj që është një kopje e keqe e Trumpit”, tha Pallaska në Pressing të T7.
“Gabim i madh do të bëhej nëse kryeministri i Shqipërisë do të trajtohej politikisht dhe seriozisht’, tha ai, duke theksuar se ‘banaliteti që në Shqipëri qëndron që sa vite po vjen edhe në Kosovë”.
Krejt kjo është për tu shqetësuar sipas Pallaskës.
“Shumë shqetësues se po çimentohet edhe në diskursin tonë publik”, shtoi ai.







