Pallaska: LVV dhe LDK të përbashkët e kanë vetëm sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit

Avokati Dastid Pallaska në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje pak gjëra kanë të përbashkëta.

Pallaska ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të formojnë qeveri sepse janë parti shumë të kundërta mes vete.

Ai thotë se këto dy subjekte të përbashkët e kanë vetëm “sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit”.

“Këto qëndrime janë të mjaftueshme për të rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti por nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një ardhmëri të përbashkët”.

Avokati thotë se Vetëvendosje është duke shantazhuar LDK-në në bashkëpunim.

“Është paradoksale t’i thuash dikujt: zgjidh i pari por mos e zgjidh atë ministri”.

Pallaska thotë se në Kosovë historikisht partneri i vogël qeverisës ka marrë pak më shumë pasi i madhi e ka përgjegjësinë të ndërtojë qeverinë dhe nëse dështon formimi i qeverisë i madhi humb më shumë.

I pyetur nëse e sheh të mundshme këtë koalicion, avokati ka thënë se gjasat janë shumë të vogla nëse nuk ndërthuren interesa tjera.