Pallaska: Kurti e shkarkoi bordin e QKUK-së për të mbuluar hakmarrjen e ulët ndaj Ramadanit

Avokati i njohur, njëherit edhe njohës i rrethanave politike në Kosovë, Dastid Pallaska ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së.

Pallaska me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim u mor vetëm sa për ta mbuluar hakmarrjen e ulët të Kurtit ndaj drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadanit.

Madje, edhe arsyeja e dhënë në vendimin për shkarkim, sipas Pallaskës është sa për t’ia “shtuar ofendimin plagës”.

“Ky si duket mendon se i gjithë populli ka nivelin e inteligjencës të militantëve të tij të pashkolluar të cilët mezi mbledhin dy/tri fjalë për të formuluar një ofendim banal”, ka shkruar mes tjerash Pallaska.