Pallaska: Dështimi i opozitës, po aq i pafalshëm sa veprimet e Presidentit

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe për dështimin e rezolutës së opozitës për dialogun me Serbinë.
Për këtë të fundit, juristi Dastid Pallaska ka adresuar kritika të ashpra ndaj opozitës së vendit.

Pallaska ka vlerësuar se Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë.

“Po të kishte opozitë të mirëfilltë, s’do ta kishim një president kaq të papërgjegjshëm, që bën ekzibicione”, është shprehur Pallaska.

Ai ka deklaruar se “dështimi i opozitës është i pafalshëm po aq sa veprimet e Presidentit”.