VIDEO

Palestinezët e falën Bajramin në xhaminë e shkatërruar në Rafah

Qindra palestinezë falën namazin e Fitër Bajramit pranë xhamisë së shkatërruar al-Farouk në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Videot dhe fotot tregojnë shumë palestinezë me familjet e tyre që erdhën për të falur namazin e Bajramit pas muajit të Ramazanit.

Xhamia u shkatërrua nga sulmet izraelite që nisën më 7 tetor, pasi grupi militant Hamasi sulmoi brenda territorit të Izraelit.

Palestinezët në Rripin e Gazës kanë vuajtur terrorin nga ushtria izraelite për më shumë se gjashtë muaj, që la të vdekur mijëra palestinezë, duke përfshirë numër të madh grash dhe fëmijësh.