Pal Lekaj thotë se Qeveria Kurti po mendon për gazin rus

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka akuzuar qeverinë e Kosovës i ka mbyllur derën investimit amerikan për gazin për atë rus. Komentet Lekaj i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Sa i përket gazit mendoj se fizibiliteti është kryer, janë paratë nga MCM dhe ne kemi pasur disa takime dhe si deputetë në Komisionin për Ekonomi, Tregti, Industri dhe Inovacion dhe kemi biseduar që traseja të shkojë në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë. Çka po ndodh tani? Ajo që SHBA janë miqtë tanë që kanë kontribuar edhe në ushtri edhe me të mira materiale e sidomos i kanë mbështetur projektet e fuqishme të Kosovës dhe tani të mendohet ndryshe dhe të lihet në sirtar diçka që vetëm është bërë fizibiliteti, që kanë investuar SHBA, qeveria amerikane, të mendohet që të shkohet nga gazpromi dhe Beogradi unë s’mendoj që një qeveri normale mund të mendoj kështu”, thotë Lekaj.

Ai tha se do e ftojnë në interpelancë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me këtë çështje.

“Të lihet në sirtar gjithë ai projekt dhe të mendohet për gazin rus nuk e di ku do të na çoj kjo qeveri. Unë mendoj se edhe sikur të duan këta as qytetarët s’do të lejojnë dhe opozita do të jetë shumë-shumë aktive”, tha Lekaj.