Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Pal Lekaj, me numrin 7, ka thënë se qytetarët e Deçanit dhe Junikut do t’i mbështesin këto dy parti për ta qeverisur vendin.
“Të gjithë në Deçan e Junik e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues AAK – PSD”, ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i Lekajt:
Deçani dhe Juniku veçse qeverisen nga 100% Kosovë. Prandaj, qytetarët e kësaj do të votojnë për jetësimin e këtij programi edhe në nivel vendi.
Dukagjini, me në krye familjen Haradinaj, sakrifikoi për lirinë e vendit, ndërsa tash është koha të rreshtohen përseri krah kryeministrit Haradinaj, i cili edhe 20 vjet pas çlirimit e mbrojti e do të vazhdoj ta mbroj shtetin e Kosovës nga ndarja e të këqijat tjeta që i kanosen.
Të gjithë në Deçan e Junik e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues AAK – PSD.
Numri im është 7⃣.







