Ndonëse gjatë gjithë ditës ka rënë borë, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Nga Prishtina në Mitrovicë e deri në Shalë të Bajgorës, mund të udhëtoni lirshëm. Njëjtë qarkullimi po zhvillohet në të gjitha rrugët që janë në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Kompanitë po punojnë pandërprerë e ato po përcillen edhe nga ekipet e MIT. Qytetarë të nderuar, kujdes gjatë vozitjes!”, ka shkruar Lekaj.